Tajvani akuzon Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40015-tajvani_akuzon_kinën
Ministri tajvanez i Mbrojtjes paralajmëroi sot për rritjen e kërcënimeve nga Kina.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 22:14 Europe/Tirane
  • Tajvani akuzon Kinën

Ministri tajvanez i Mbrojtjes paralajmëroi sot për rritjen e kërcënimeve nga Kina.

Paralajmërimi erdhi pasi një grup anijesh luftarake, në krye të të cilave ishte aeroplanmbajtësja e parë e Kinës, lundroi në jug të Tajvanit në Detin e Kinës Jugore në kuadrin e manovrave të zakonshme ushtarake. Manovrat u kryen të hënën, më shumë se tre javë pasi presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump pranoi një telefonatë të pazakontë nga Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, duke shkaktuar protestë diplomatike nga ana e Kinës. Për shkak të veprimeve Trump, vëzhguesit politikë në Tajvan besojnë se Kina po e shton trysninë mbi vendin ishull, që ajo e sheh si territorin e saj. Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur ndjeshëm që prej fitores së zonjës Tsai në zgjedhjet presidenciale të janarit.