Kerry: Pak shpresa për paqe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40165-kerry_pak_shpresa_për_paqe
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi të mërkurën se e ardhmja për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës është në rrezik si zgjidhje midis dy shteteve, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë të heshtur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 18:15 Europe/Tirane
  • Kerry: Pak shpresa për paqe

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi të mërkurën se e ardhmja për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës është në rrezik si zgjidhje midis dy shteteve, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë të heshtur.

Teksa kanë mbetur edhe pak javë nga kalimi i administratës në duart e Presidentit të ri të zgjedhur Donald Trump, Kerry mbrojti vendimin e SHBA-ve për të lejuar kalimin e një rezolute të OKB-së javën e shkuar që i kërkon Izraelit t’i japë fund vendbanimeve të reja në tokën palestineze, duke nënvizuar se ky vendim ishte marrë për t’i dhënë mundësi dy vendeve të gjejnë një zgjidhje për dy shtete. “Pavarësisht nga përpjekjet tona më të mira gjatë viteve, zgjidhja me dy shtete është tashmë në rrezik serioz”, tha Kerry në një fjalim në Departamentin e Shtetit. “Ne nuk mund, me ndërgjegje të pastër, të bëjmë asgjë, kur shohim shpresat e paqes të rrëshqasin larg”. “E vërteta është se dhuna, terrorizmi, nxitja, zgjerimi i vendimeve të reja dhe pushtimit në dukje pafund, kanë shkatërruar shpresat për paqe në të dyja anët”, tha ai. “Miqtë duhet t’ia thonë njëri-tjetrit të vërtetat sado të hidhura qofshin dhe miqësitë kërkojnë respekt të ndërsjellë”, tha zoti Kerry, duke këmbëngulur se status quo-ja është duke çuar drejt një zgjidhjeje me një shtet që “shumica e njerëzve nuk e dëshirojnë.” Izraelitët dhe palestinezët “mund të zgjedhin të jetojnë së bashku në një shtet, ose mund të ndahen në dy shtete,” tha Kerry.”Këtu është thelbi i realitetit: në qoftë se zgjidhja është me një shtet, Izraeli mund të jetë ose hebre, ose demokratik, por nuk mund t’i ketë të dyja,” tha ai.