Shpërthime në Filipine shumë të vrarë e të plagosur
Dhjetor 29, 2016 05:57 Europe/Tirane
Nga dy shpërthime në Filipine, 10 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur.
Dy bomba kanë shpërthyer në provincë Lita në lindje të Filipineve, njofton agjencia Mehr e lajmeve. Zëdhënësi i ushtrisë së këtij vendi ka thënë se bombat ishin artizanale dhe se janë shpërthyer nga distanca me telefon celular. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimit të këtyre bombave. Vlen të theksohet se ushtria e Filipineve është në konflikt të armatosur me grupin terrorit Abu Siaf dhe paramilitarët e armatosur përkrahës të ISIS, të cilët kohët e fundit kanë sulmuar Manila, kryeqytet i Filipineve.
Tags