Mediat amerikane vlerësojnë John Kerry për marrëveshjen bërthamore
(last modified Thu, 29 Dec 2016 09:42:20 GMT )
Dhjetor 29, 2016 10:42 Europe/Tirane
  • Mediat amerikane vlerësojnë John Kerry për marrëveshjen bërthamore

Kanali televiziv amerikan CNN në një raport të tij ka vlerësuar lart sekretarin amerikan të shtetit për përpjekjet e tij në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Irani.

Kur ka mbetur vetëm një muaj nga përfundimi i mandatit të kabinetit Barack Obama në Amerikë, një prej mediave të afërta me partinë demokratike ka vlerësuar punën e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry. Ky kanal televiziv ka publikuar një dokumentar të quajtur “ Misioni i John Kerry, për të shpëtuar diplomacinë”. Në këtë raport thuhet: “ Kerry me shpejtësi krijoi një lidhje të afërt me Xhavad Zarif. Në kohën kur u publikuan fotot e shëtitjes së tyre në Gjenevë, që të dy u kritikuan në vendet përkatëse. Mirëpo që të dy për të shtuar kontaktet shkëmbyen e-mailet dhe numrat e telefonit. Gjatë procesit të negociatave, Kerry më shumë ka diskutuar me Zarif sesa me aleatët e Amerikës. Kontaktet mes tyre nuk penguan shfaqjen e konfrontimeve jo diplomatike. Një herë të bërtiturat e Kerry dhe Zarif dëgjoheshin edhe jashtë dhomës së negociatave. Kerry është larguar nga negociatat 2 herë”.

Tags