Zbulohet trupi i ambasadorit grek të zhdukur në Brazil
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40336-zbulohet_trupi_i_ambasadorit_grek_të_zhdukur_në_brazil
U zbulua trupi i pajetë të ambasadorit të zhdukur të Greqisë në Brazil.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 03:53 Europe/Tirane
  • Zbulohet trupi i ambasadorit grek të zhdukur në Brazil

U zbulua trupi i pajetë të ambasadorit të zhdukur të Greqisë në Brazil.

Agjencia e lajmeve Trend njoftoi se policia e Brazilit ka deklaruar se trupi i pajetë i Kyriakos Amiridis, ambasadori i Greqisë në Brazil, është gjetur në një automjet të djegur në qytetin Rio De Zhaniero. Evaristo Pontes, funksionar i policisë në Rio De Zhaniero, më parë kishte deklaruar ambasadori grek është rrëmbyer. Ambasada e Greqisë të enjten ka deklaruar se Kyriakos Amiridis të hënën më 26 dhjetor është zhdukur në Rio De Zhaniero. Ambasadori i Greqisë në Brazil kishte shkuar në Rio De Zhaniero për festat e fundvitit.