Britania përkrah kandidaturën e David Cameron në krye të NATO-s
Dhjetor 30, 2016 19:57 Europe/Tirane
Qeveria britanike deklaroi se përkrah kandidaturën e ish kryeministrit anglez David Cameron për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Siç shkruan gazeta Daily Telegraph, këshilltarët e kryeministres britanike Theresa May janë të mendimit se një nga rrugët e forcimit të rolit të Britanisë në Europë është zgjedhja e David Cameron në krye të NATO-s. Vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet për zëvendësimin e Jens Stoltenberg, i cili aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Britania kërkon që NATO të vazhdojë të forcohet edhe nëse presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump vendos të ndërpresë ndihmat e SHBA për NATO-n.