Mogherini mirëpret armëpushimin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40477-mogherini_mirëpret_armëpushimin_në_siri
Shefja e diplomacisë evropiane ka mirëpritur shpalljen e armëpushimit në Siri dhe ka shpresuar që ky veprim do të mund të krijojë rrethanat për zhvillimin e negociatave mes palëve siriane për zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 03:58 Europe/Tirane
  • Mogherini mirëpret armëpushimin në Siri

Shefja e diplomacisë evropiane ka mirëpritur shpalljen e armëpushimit në Siri dhe ka shpresuar që ky veprim do të mund të krijojë rrethanat për zhvillimin e negociatave mes palëve siriane për zgjidhjen e krizës në Siri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të premten e ka quajtur të rëndësishëm zbatimin e armëpushimit me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të përfshira në konfliktin e Sirisë. Federika Mogherini ka thënë se ky armëpushim në rast se do të jetë i suksesshëm, mund të përgatisë rrugën për zhvillimin e negociatave mes palëve siriane nën mbikëqyrjen ndërkombëtare brenda një kornize të përcaktuar nga KS i OKB. Shefja e diplomacisë evropiane gjithashtu ka thënë se ajo mirëpret çfarëdo lloj ndërmjetësimi nga ana e akterëve ndërkombëtarë duke përfshirë edhe bisedimet që priten të zhvillohen në Astana të Kazakistanit. Ndërkohë Qeveria e Spanjës me anë të një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi, ka mirëpritur marrëveshjen për armëpushim në Siri që ka filluar të zbatohet që nga mesnata e 30 dhjetorit. Qeveria e Spanjës gjithashtu është shprehur optimiste se armëpushimi në Siri do të ketë efikasitetin e duhur për të shpëtuar jetën e njerëzve, për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe për të shënuar progres drejt një zgjidhje politike të krizës në Sirisë duke respektuar integritetin territorial të këtij vendi.