Çfarë do të ndodhë pas vdekjes së mbretëreshës së Anglisë?
Gazeta angleze "Metro" pasi ka mohuar lajmin për vdekjen e mbretëreshës së Anglisë, ka paraqitur disa prej ngjarjeve të cilat do të ndodhin pas vdekjes së saj.
Faqja informative Parstoday njoftoi se publikimi i një mesazhi fals me emrin BBC për vdekjen e mbretëreshës së Anglisë, ka shkaktuar reagime të gjera dhe ka detyruar oborrin mbretëror të Anglisë të përgënjeshtrojë këtë spekulim, gazeta angleze "Metro" në lidhje me ngjarjet që mund të ndodhin pas vdekjes së mbretëreshës së Britanisë, ka shkruar se do të shpallet zi publike 12 ditë. Gjatë kësaj periudhe BBC nuk do të transmetojë programe komedie. Nga ana tjetër sipas hierarkisë së oborrit mbretëror, trashëgimtari i fronit mbretëror princi Charls do të emërohet mbret dhe qeveria do të bëjë betimin para tij. Arkivoli i mbretëreshës do të vendoset në një sallon për 23 orë në mënyrë që dashamirësit dhe simpatizantët e saj të bëjnë homazhet e fundit. Metro ka shkuar se kur në vitin 2002 vdiq nëna e mbretëreshës, 200 mijë persona kanë bërë homazhe pranë arkivolit të saj.