Nis kryesimi i Italisë mbi grupin G-7
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40672-nis_kryesimi_i_italisë_mbi_grupin_g_7
Italia prej ditës së dielë më 1 janar ka marrë në dorë kryesinë e grupit G-7 të vendeve më të industrializuara të botës. Pas kryesimit të këtij grupi nga ana e Italisë, këtë kryesi do të marrë Japonia.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 02, 2017 05:41 Europe/Tirane
  • Nis kryesimi i Italisë mbi grupin G-7

Italia prej ditës së dielë më 1 janar ka marrë në dorë kryesinë e grupit G-7 të vendeve më të industrializuara të botës. Pas kryesimit të këtij grupi nga ana e Italisë, këtë kryesi do të marrë Japonia.

Grupi G-7 është i përbërë nga 7 vende të industrializuara të bllokut perëndimor që kanë në dorë pothuajse 50% të ekonomisë botërore. Ky grup u formua në vitin 1970 gjatë takimit të krerëve, ministrave të jashtëm dhe ata të ekonomisë dhe ka për qëllim analizimin e  çështjeve të rëndësishme botërore. Në këtë grup bëjnë pjesë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Anglia dhe Amerika dhe në vitin 1998 me anëtarësimin e Rusisë grupi mori emrin G-8. Mirëpo më vonë Rusia nuk është ftuar të marrë pjesë në takimet e krerëve të grupit G-8 dhe në këtë mënyrë grupi përsëri mori emrin G-7. Me nisjen e çdo viti, edhe presidenca apo kryesia e grupit G-7 ndryshon. Kryesia e grupit çdo vit ka për detyrë të organizojë takimet në nivel presidentësh, ka për detyrë të hartojë programin e punës dhe të analizojë planet politike. Italia do të kryesojnë grupin G-7 me kryeministrin e ri Paolo Xhentiloni, i cili do të përdorë grupin në fjalë për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë. Mirëpo nga ana e saj Rusia është shprehur kundër anëtarësimit përsëri në grupin G-7. Sa i përket kësaj Sergei Lavrov ministër i jashtëm  Rusisë ka thënë Moska për zgjidhjen dhe analizimin e çështjeve të rëndësishme botërore dhe rajonale më shumë preferon përdorimin dhe anëtarësimin në grupin G-20 sesa në grupin G-7 dhe për këtë nuk ka ndërmend të anëtarësohet në grupin e vendeve të industrializuara. Në vitin 2014 anëtarët e këtij grupi mbajtën një takim më Suci të Rusisë me pretekstin e krizës në Ukrainë dhe me pretekstin e aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë vendosën sanksione ndaj Moskës dhe që nga ajo kohë e deri më sot, takimet e grupit të vendeve të industrializuara u organizuan vetëm me 7 anëtarë. Në takimin e grupit G-7 që u mbajt në Gjermani në vitin 2015 dhe në Japoni në vitin 2016, anëtarët e këtij grupi kanë paralajmëruar Rusinë për vazhdimin e ndërhyrjeve të saj në krizën e Ukrainës dhe në atë kohën kërcënuan Moskën se do të përballet me më shumë sanksione. Ndryshimi i kushteve dhe gjendjes i detyroi disa anëtarë të G-7 të mbajnë qëndrime më tolerante. Një prej këtyre vendeve është edhe Italia e cila ka parashtruar idenë e riantarësimit të Rusisë në grupin e vendeve të industrializuara të botës G-7.