ISIS merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Stamboll
Janar 02, 2017 07:56 Europe/Tirane
Grupi terrorist takfirist ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist në klubin e natës në Stamboll që shkaktoi vdekjen e 39 personave dhe plagosjen e 69 të tjerëve,.
Agjencia Reuters e lajmeve thotë se ISIS me anë të një deklarate mori përsipër këtë sulm në Stamboll të Turqisë. Ndërsa kanali CNN i Turqisë thotë se personi me origjinë nga Uzbekistani apo Kirgizistani, sipas njoftimit të policisë turke është përgjegjës për sulmin në ditën e parë të vitit të ri në Stamboll. Vlen të theksohet se në qytete të ndryshme të botës nga 28-31 dhjetor janë arrestuar gjithsej 63 persona të dyshuar për lidhje me ISIS.
Tags