Bolivia mbështet të drejtat e kombit palestinez
Ambasadori i Bolivisë në OKB ka mbështetur kombin palestinez dhe ka theksuar se prioritet i politikës së jashtme të vendit të tij do të jetë mbështetja ndaj të drejtave të palestinezëve.
Saca Jurenti, ambasador i Bolivisë në OKB i cili prej 1 janarit ka nisur punën si përfaqësuesi i 10 vendeve jo të përhershme anëtare të KS të OKB, ditën e shtunë deklaroi se Bolivia do të analizojë çështjet dhe situatën në Kolumbi, Haiti, Palestinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez. Bolivia është një prej të parat vende në Amerikën Latine e cila ka njohur zyrtarisht Palestinën dhe Evo Morales presidenti i këtij vendi është një prej kritikëve të regjimit sionist për shkak të krimeve të këtij regjimi ndaj palestinezëve. Në një mesazh të tij në Twitter Evo Morales ka thënë: Bolivia gjatë mandat 2-vjecar në KS të OKB do të ngre zërin për një botë pa pushtues dhe pa pushtime.