Turqia, qendra e re e sulmeve të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40837-turqia_qendra_e_re_e_sulmeve_të_isis
Grupi terrorist ISIS, ka shënjestruar Turqinë në rrjetet sociale duke e kërcënuar këtë vend me disa sulme. Sipas njoftime të publikuara në rrjetet sociale, grupi terrorist ISIS pritet të sulmojë urën e Bosforit, universitetin e Stambollit dhe shumë qendra të tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2017 03:33 Europe/Tirane
  • Turqia, qendra e re e sulmeve të ISIS

Grupi terrorist ISIS, ka shënjestruar Turqinë në rrjetet sociale duke e kërcënuar këtë vend me disa sulme. Sipas njoftime të publikuara në rrjetet sociale, grupi terrorist ISIS pritet të sulmojë urën e Bosforit, universitetin e Stambollit dhe shumë qendra të tjera.

ISIS ka nisur të ushtrojë presione ndaj Turqisë në kohën kur Turqia për shkak të presioneve të Amerikës, për shkak të pranisë së forcave ruse në Siri dhe për shkak të ndihma financiare të Evropës për administrimin e emigrantëve u detyrua të pezullojë politikat e saj kundrejt grupeve terroriste kundërshtare të Bashar Asad. Kundërvënia e ISIS ndaj Turqisë u vu re edhe në ditën e parë të Vitit të Ri në Stamboll. Sulmi që goditi Stambollin në orët e para të vitit të ri përcolli një mesazh të qartë që edhe 2017-ta do të jetë tepër i vështirë për Turqinë e shënjestruar nga terrorizmi. Breshëria e plumbave që ktheu në tragjedi një natë festive do të kumbojë për një kohë të gjatë në veshët e turqve, 2016-ta kishte hedhur themelet e tmerrshme e të përgjakshme të kaosit terrorist për qytetarët e këtij vendi, me një valë sulmesh që u shtri nga pjesa evropiane e Stambollit e deri në kufirin jugor të Turqisë me Sirinë. Nga sulmi në aeroportin kryesor të Stambollit, tek masakra në rrugët e mbushura me turistë, e vrasja e ambasadorit rus në Ankara 12 ditë më parë me një përshkallëzim të tille sulmesh brenda pak muajve në 2016-tën, terrori në klubin e natës “Reina”, u perceptua gati si i paevitueshëm.  Në një vit, Turqia u shndërrua nga një destinacion popullor turistik në një vend tepër të pasigurt, një reputacion ky që asnjë shtet nuk do të lakmonte. Grupet terroriste dhe kurdët janë dy degët kryesore të terrorizmit që po shënjestrën Turqinë, e megjithatë një rol të rëndësishëm ka pasur edhe presidenti gjithnjë e më autokratik Rexhep Taip Erdogan, sipas medias. 4 vjet më parë lideri turk i dha fund konfliktit të përgjakshëm me kurdët që kishte shkaktuar mijëra viktima, por lufta në Siri do t’i komplikonte gjërat.  Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje me Turqinë për të përdorur bazën e saj në Inxhirllek pranë kufirit me Sirinë për të shënjestruar ISIS-in. Ankaraja nga ana e saj pranoi gjithashtu të godiste terroristët, por fokusi kryesor nuk ishte ISIS, por armiqtë e vjetër kurdë të cilëve u druheshin se po fitonin terren brenda Sirisë. Kjo nxiti një valë të re të sulmeve nga militantet e PKK-së. Nga ana tjetër hapja e kufijve e ktheu Turqinë në një vend transiti të militantëve të ISIS-it, në rrugën e tyre drejt luftës duke e bërë tepër të ekspozuar ndaj terrorizmit. Marrëveshja e Erdoganit me ish armikun e tij, presidentin Vladimir Putin në Siri shihet si një tjetër kontribuues për vazhdimin e valës së terrorit dhe këtë e tregoi më së miri vrasja e ambasadorit rus në Ankara.