Obama synon t’i heqë legjitimitetin Trump-it
(last modified Tue, 03 Jan 2017 17:00:56 GMT )
Janar 03, 2017 18:00 Europe/Tirane
  • Obama synon t’i heqë legjitimitetin Trump-it

Themeluesi i sajtit Wikileaks deklaroi se presidenti amerikan Barak Obama duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA, synon që para largimit nga Shtëpia e Bardhë t’ia heqë legjitimitetin qeverisë së presidentit të ardhshëm Donald Trump.

Julian Assange tha se funksionarët amerikanë duan t’a paraqesin Trump-in si president të paligjshëm. Assange i ka kërkuar presidentit Obama që për të vërtetuar pretendimet e tij,  të prezantojë faktet që tregojnë për ndërhyrjen e Rusisë në procesin zgjedhor në SHBA. Javën e kaluar, SHBA vendosën të largojnë 35 diplomatë rusë nga territori amerikan pas akuzave të ngritura kundër Rusisë, ndërsa Moska i ka hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

 

Tags