Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40924-shtyhet_gjendja_e_jashtëzakonshme_në_turqi
Deputetë të parlamentit të Turqisë ditën e martë me kërkesë të qeverisë turke kanë shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2017 03:09 Europe/Tirane
  • Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

Deputetë të parlamentit të Turqisë ditën e martë me kërkesë të qeverisë turke kanë shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend.

Plani për shtyrjen e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi është prezantuar në parlament nga kryeministri turk. Afati i gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi është shtyrë vetëm 3 ditë nga sulmi i përgjakshëm në ditën e parë të vitit në Stamboll. Ky sulm përgjegjësinë e të cilit e ka marrë grupi terrorist ISIS, mori jetën e 39 personave dhe plagosur  65 të tjerë. Me vendim të parlamentit, gjendja e jashtëzakonshme në Turqi është shtyrë edhe 3 muaj të tjerë.