Turqia do mbyllë bazën ushtarake Incirlik?
Turqia ka njoftuar se do të rishqyrtojë vendimin e saj për bazën ushtarake Incirlik, e cila shfrytëzohet nga i ashtuquajturi koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS.
“Njerëzit tanë pyesin: Përse forcat e koalicionit përdorurin bazën Incirlik nëse nuk japin ndihmë në operacionin ‘Mburoja Eufratit’? Ne kemi lejuar jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe anëtarët e tjerë të koalicionit, për të përdorur bazën, në mënyrë që së bashku të luftojmë kundër Shtetit Islam”, tha ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Ky koalicion përbëhet nga vendet që vazhdimisht akuzohen se kanë përkrahur grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Pas krijimit të këtij koalicioni, ISIS i zgjeroi me 25 % territoret e pushtuara prej tij në Siri dhe Irak.