2 të vrarë dhe 7 të plagosur në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41074-2_të_vrarë_dhe_7_të_plagosur_në_turqi
Sot pasdite, një sulm me autobombë në provincën bregdetare të Izmirit,  shumë pranë një gjykate ka lënë të paktën dy persona të vdekur, sipas asaj që njofton guvernatori i Izmirit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2017 14:18 Europe/Tirane
  • 2 të vrarë dhe 7 të plagosur në Turqi

Sot pasdite, një sulm me autobombë në provincën bregdetare të Izmirit,  shumë pranë një gjykate ka lënë të paktën dy persona të vdekur, sipas asaj që njofton guvernatori i Izmirit.

Erol Ayyildiz tha se njëri prej viktimave ishte oficer policie, ndërsa tjetri ishte një punonjës i Gjykatës së Izmirit, duke shtuar se rreth 7 persona janë plagosur gjithashtu nga ky sulm i fundit, përfshi edhe vrasjen e dy militantëve. Oficeri i policisë, i identifikuar si Fethi Sekin, duket se ka parandaluar përmasat më të mëdha të këtij sulmi, duke e pikasur në kohë automjetin e mbushur me eksplozivë dhe duke ndërhyrë. Ai tha se në momentin që policia tentoi ta ndalonte automjetin dhe të ushtronte kontroll nisi një përplasje e armatosur me militantët. Guvernatori theksoi gjithashtu se militantët u vranë gjatë përleshjeve, ndërkohë që dy kallashnikovë dhe 8 granata artizanale u sekuestruan. Sipas Ayyildiz, një tjetër automjet u hodh në erë pranë vendngjarjes. Ai shtoi gjithashtu se të dhënat fillestari sugjerojnë se përgjegjës për këtë sulm është Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Gjithsesi, agjencia e lajmeve “Dogan” njoftoi se një militant i tretë mund të jetë larguar nga vendngjarja, kurse policia është duke zhvilluar një operacion për kapjen e tij. Sulmi ndodhi pranë një postblloku policor në hyrje të gjykatës, ku hynin e dilnin avokatë dhe prokurorë, rreth orës 4 të pasdites. Një sërë ambulancash shkuan menjëherë në vendngjarje, të cilat transportuan të plagosurit në spitalet më të afërta.