Padi kundër qeverisë kanadeze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41089-padi_kundër_qeverisë_kanadeze
Qendra për të drejtat e njeriut në Kanada ka ngritur padi penale ndaj qeverisë kanadeze për shkak të shitjes së armëve Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 05, 2017 18:59 Europe/Tirane
  • Padi kundër qeverisë kanadeze

Qendra për të drejtat e njeriut në Kanada ka ngritur padi penale ndaj qeverisë kanadeze për shkak të shitjes së armëve Arabisë Saudite.

Kjo qendër deklaroi se etja për përfitime materiale nuk duhet të jetë më e madhe se dëshira për respektimin e të drejtave humane. Në Prill 2016, pas fillimit të agresionit çnjerëzor të Arabisë Saudite kundër Jemenit, qeveria kanadeze nënshkroi një kontratë me Arabinë Saudite për shitjen e 900 makinave të blinduara ushtarake regjimit të Rijadit. Kanadaja, pas SHBA, është shitësi i dytë më i madh i armatimeve për regjimin e Arabisë Saudite. Shumë organizata ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut kanë denoncuar shitjen e armëve Arabisë Saudite, e cila ka rol në nxitjen e grupeve terroriste në Siri, Irak dhe Jemen, por këto kritika kanë rënë në veshin e shurdhër të Amerikës, Kanadasë, Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që janë shitësit më të mëndhenj të armëve për Arabinë Saudite dhe që kur bëhet fjalë për interesa dhe përfitime harrojnë angazhimet e tyre për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.