Perëndimorët besojnë se po afrohet Lufta e Tretë Botërore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41290-perëndimorët_besojnë_se_po_afrohet_lufta_e_tretë_botërore
Rezultatet e një sondazhi tregojnë se perëndimorët mendojnë se Lufta Botërore është shumë e mundshme se sa paqja dhe parashikojnë se në vitin 2017 do të ndodhin më shumë sulme terroriste në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2017 12:07 Europe/Tirane
  • Perëndimorët besojnë se po afrohet Lufta e Tretë Botërore

Rezultatet e një sondazhi tregojnë se perëndimorët mendojnë se Lufta Botërore është shumë e mundshme se sa paqja dhe parashikojnë se në vitin 2017 do të ndodhin më shumë sulme terroriste në Evropë.

Agjencia e lajmeve ISNA bënë të ditur se rezultatet e një sondazhi të botuar në gazetën "Indipendent" tregojnë se Lufta e Tretë Botërore është në prag të ndodhjes dhe bota ndodhet një hap larg një lufta gjithëpërfshirëse. 

Një sondazh i bërë së fund tregon se njerëzit deri në një masë të madhe janë pesimistë në lidhje me të ardhmen dhe janë të frikësuar nga shpërthimi i një lufte të re botërore. 

Në konfliktin e përgjakshëm aktual në Siri, secila prej superfuqive po mbështesin një palë të caktuar dhe ISIS po vazhdon veprimet e tij destruktive në Lindjen e Mesme, ndërkohë që një valë e madhe e sulmeve terroriste ka kapluar botën. 

Sondazhi i institutit "Yugav" është zhvilluar me anketimin e 9000 personave në nëntë vende të ndryshme të botës dhe tregon se shumica njerëzve besojnë se paqja botërore nuk është në perspektiven e ardhshme.