Seuli prodhon armë me lazer
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41311-seuli_prodhon_armë_me_lazer
Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut për tu përballur me dronët e Koresë së Veriut, njoftoi prodhimin e armëve me lazer.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2017 15:06 Europe/Tirane
  • Seuli prodhon armë me lazer

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut për tu përballur me dronët e Koresë së Veriut, njoftoi prodhimin e armëve me lazer.

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se kjo armë do të përdoret për të zbuluar rreth 300 dronë të Koresë së Veriut, 10 prej të cilave janë të pajisur me armë. Një prej autoriteteve të Seulit në kushte anonimiteti ka thënë se kapaciteti i Koresë së Jugut për tu përballur me këta dronë duhet të jetë në gatishmëri brenda këtij viti mirëpo parashikimet nuk janë premtuese deri në vitin 2021. Dronët e vegjël të Koresë së Veriut janë kthyer në problem serioz për Korenë e Jugut pasi janë pothuajse të pakapshëm nga radarët. Nga ana tjetër kreu i Koresë së Veriut ka uruar vitin e ri në kohën kur paralajmëroi se Peniani do të testojë një tjetër raketë balistike ndërkontinentale.  Kjo deklaratë e Kim Jung Un ka ngjallur shqetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, Koresë së Jugut, Amerikës dhe Japonisë.