Greva e punonjësve të metrosë në Londër
Punonjësit e metrosë së Londrës kanë filluar një grevë të përgjithshme pas dështimit të negociatave me Qeverinë.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se punonjësit e metrosë së Londrës të dielën pas dështimit të negociatave me Qeverinë në lidhje me shkurtimin e disa vendeve të punës në stacionet e metrosë së këtij qyteti, kanë filluar një grevë të përgjithshme. Me fillimin e grevës së punonjësve të metrosë së Londrës, janë pushtuar shumë aktivitete në kryeqytetin Britanisë së Madhe. Sipas një deklarate të sindikatave të cilat kanë kërkuar organizimin e grevës së punonjësve të metrosë së Londrës, mësohet se janë hequr 900 vende kyçe të punës për sigurinë në stacionet e metrosë, ndërsa ofertat e reja për të pranuar punëtorë të ri nuk janë të mjaftueshme.