Vajza 21 vjeçare ruse që ndryshoi të ardhmen e Amerikës
Një e re ruse është vendosur në një listë sanksionimi nga Shtëpia e Bardhë pasi dyshohet të ketë ndihmuar Vladimir Putin të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Alisa Shevchenko është një hakere tepër e aftë, e punësuar nga biznese të mëdha për të zbuluar dobësitë në sigurinë e tyre online. Kompania e saj ishte një përfshirje suprizë në listën e qeverisë amerikane të publikuar javën e kaluar midis paranojës për ndërhyrjen në fitoren presidenciale të Donald Trump.
I vetmi informacion në fletën e fakteve, shkruante se kompania – e quajtur ZOR- i siguronte inteligjencës së huaj të federatës ruse shërbim “për kërkim dhe zhvillim teknik”.
Pavarësisht kësaj, Alisa u përgjigj duke pranuar se kurrë ka punuar për qeverinë ruse.
Në emaile-t e koduara për “The Guardian”, hakerja tha se Shtëpia e Bardhë mund të jetë mashtruar nga “falsifikimet për të nxjerrë keq kompaninë e saj”, ose “thjesht kanë keqinterpretuar faktet”.
Shevchenko tha : “Unë nuk kam ndonjë pasuri të madhe, fuqi apo lidhje. Unë nuk përpiqem të fshihem. Unë udhëtoj shumë dhe jam një njeri shumë miqësor e i komunikueshëm,”.
Hakerja gjithashtu u tall me nivelin e çmendur të histerisë në lidhje me të gjithë historinë e “hakimit rus”.
Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar agjentët rusë të përfshirë, sipas tyre, në vjedhjen e të dhënave përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, të fituara nga Donald Trump. Agjentët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, pretendohet të kenë ndërhyrë në kompjuterët e Partisë Demokrate dhe “e-mail”-et e nxjerra prej andej ia kanë dërguar “Wikileaks”-it. E gjithë kjo, sipas zyrtarëve amerikanë është bërë për të favorizuar Trumpin në zgjedhje.Moska mohon kategorikisht çdo përfshirje dhe vet themeluesi i “Wikileaks”-it, Julian Assange këmbëngul se nuk është Moska burimi i informacioneve të saj.Krerët e inteligjencës do ta njohin shumë shpejt Trumpin me raportin e hartuar mbi këtë çështje. Numri dy i administratës në largim, Joe Biden e thumboi presidentin e zgjedhur për fshikullimin e komunitetit të inteligjencës. “Duhet t’i ketë ikur mendja, - tha Biden, - që nuk ka besim tek agjencitë tona”.