Greva e punonjësve të metrosë në Londër
Me miliona udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në Londër për shkak të grevës së punonjësve të metrosë.
Lajmi bëhet i ditur nga kanali Press Tv, sipas të cilit greva ka nisur në orën 4 të mëngjesit duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e njerëzve në të gjithë kryeqytetin e Anglisë. Greva ka shkaktuar mbylljen e shumë rrugëve të Londrës për shkak të trafikut të makinave. Sindikata e punëtorëve të hekurudhor, rrugor dhe detar e Anglisë, ka shpallur grevë 24 orësh të punonjësve të metrosë në shenjë proteste ndaj uljes së numrit të punonjësve të këtij sektori. Metroja e Londrës është një prej metrove më të vjetra të botës e ndërtuar në vitin 1863. Ajo në vit u shërben 1.34 milion udhëtarëve.