Çfarë tha Obama në fjalimin e tij lamtumirës?
Obama në fjalimin e tij lamtumirës deklaroi se ripërtëritja e marrëdhënieve me Kubën, ndërprerje e zhvillimit të programit bërthamor të Iranit dhe vrasja e Bin Ladenit, ishin rezultatet më të rëndësishme të mandatit të tij presidencial.
Barak Obama, presidenti i Amerikës, në fjalimin e tij të fundit të mbajtur të mërkurën në Çikago, deklaroi: "Atë çfarë u kam thënë juve në ditën e parë, e kimi realizuar me ndihmën e njëri-tjetrit në mënyrë që ju për çdo ditë keni ndërtuar një president më të mirë nga unë. Unë u kam thënë juve se po përballemi me stagnim ekonomik dhe do ta mënjanojmë atë. Kam thënë se do t'i krijojmë marrëdhëniet me Kubën, do ta ndalim programin bërthamor të Iranit dhe kam thënë gjithashtu se do ta arrestojmë autorin e sulmeve të 11 shtatorit. Ne kemi realizuar të gjitha këto". Presidenti i Amerikës në vazhdim theksoi: "Termi "Amerika pasracizmit" për të cilin po flitet kohëve të fundit, nuk është real dhe duhet të bëhen akoma shumë përpjekje në këtë fushë derisa ky vend të arrijë në këtë nivel. Realiteti është ky që racizmi në Amerikë vepron akoma si një faktor përçarës." Obama në këtë fjalim furi në dukje edhe Rusinë dhe tha: "Ejani të jemi vigjilent dhe të mos frikësohemi. Vendet si Rusia dhe Kina nuk mund të pengojnë depërtimin dhe ndikimin e Amerikës në botë, përveç nëse ne do të shndërrohemi në një vend tjetër dhe të shpenzojmë demokracinë tone duke bërë kompromise rreth saj dhe të shndërrohemi në një vend të fuqishëm i cili imponon me forcë politikën e tij për vendet e tjera më të vogla". Në lidhje me kërcënimet dhe sulmet terroriste të cilat gjatë këtyre ditëve vërehen në rajone të ndryshme të botës, presidenti Obama tha: "Për shkak të guximit të burrave dhe grave ushtarake amerikane dhe oficerëve të inteligjencës, forcave të policisë dhe diplomatëve tanë të cilët i mbështesin ata, gjatë tetë viteve të kaluara asnjë organizatë terroriste e huaj nuk ka arritur të kryejë me sukses sulmet brenda territorit të Amerikës. Ne kemi shkatërruar me dhjetëra mijëra terroristë duke përfshirë edhe Osama bin Laden. Koalicioni ndërkombëtar të cilin e drejtojmë ne kundër ISIS, ka vrarë krerët e këtij grupi terrorist dhe ka çliruar mbi gjysmën e territoreve të pushtuara nga terroristët". Obama në vazhdim të fjalimit të tij kur e lexoi tekstin për të falënderuar Mishel Obama, zonjën e parë të Amerikës, ka qarë dhe është munduar të fshijë lotët nga sytë.