SHBA shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41896-shba_shton_sanksionet_ndaj_koresë_së_veriut_dhe_rusisë
Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur se ka vendosur në listën e sanksioneve 7 funksionarë të lartë të Koresë së Veriut, mes të cilëve edhe motra e liderit koreanoverior.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2017 17:11 Europe/Tirane
  • SHBA shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut dhe Rusisë

Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur se ka vendosur në listën e sanksioneve 7 funksionarë të lartë të Koresë së Veriut, mes të cilëve edhe motra e liderit koreanoverior.

Me anë të një komunikate, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se 7 funksionarë të lartë të Koresë Veriore, të cilët janë drejtues të qeverisë dhe të Partisë së Punës së këtij vendi, janë shtuar në listën e sanksioneve të SHBA. Ata akuzohen nga Uashingtoni për shkelje të të drejtave të njeriut, për politika censuruese dhe për diktaturë. Nga ana tjetër, SHBA-të kanë zgjeruar sanksionet kundër Rusisë, duke përfshirë kreun e Komitetit Hulumtues të Rusisë, Alexander Bastrykin. Në listë janë përfshirë edhe deputeti rus Andrei Lugovoi, biznesmeni Dmitri Kovtun, hetuesi Stanisalv Gordievsky dhe ish-menaxheri bankar Genadi Plaksin.