Shtohen sanksionet e Amerikës kundër Sirisë
Departamenti Amerikan i Thesarit të enjten ka shtuar edhe 18 funksionarë të tjerë të Sirisë në listën e sanksioneve të tij me pretendim se qeveria e Damaskut ka përdorur armë kimike kundër popullit sirian.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në mesin e këtyre personave vërehen emrat e disa funksionarëve dhe komandantëve të ushtrisë së Sirisë. Sanksionet e reja të Amerikës kundër Sirisë me pretekst të përdorimit të armëve kimike nga ana e qeverisë së Damaskut, janë vendosur në kohën kur sipas raporteve ndërkombëtare duke përfshirë edhe raportin e Organizatës për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike, terroristët kanë përdorur disa herë armë të ndaluar kundër popullit sirian duke përfshirë edhe armët kimike. Para kësaj qendra amerikane për studime në lidhje me terroristët e ISIS e quajtur "IHS" ka deklaruar se terroristët e ISIS që nga vitit 2014, në mbi 71 raste kanë përdorur armët kimike në Irak dhe Siri kundër civilëve të këtyre vendeve. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në raportet e saj ka konfirmuar se grupet terroriste në Siri kanë përdorur shumë herë armët kimike kundër civilëve në rajone të ndryshme të Sirisë.