Arrestohen disa të dyshuar për terrorizëm në Belgjikë
Prokuroria e Belgjikës njoftoi arrestimin e 2 personave të akuzuar për sulmet e nëntorit 2015 në Paris në bashkëpunim me ISIS.
Prokurorët në Belgjikë akuzuan dy persona në lidhje me sulmet terroriste të nëntorit të vitit 2015 në Paris që morën jetën e 130 personave. Zyrtarët kanë thënë përmes një komunikate të 12 janarit se një nga të dyshuarit i identifikuar si Farid K. akuzohet me “pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist” si dhe me akuzën që kanë të bëjë me falsifikim të dokumenteve. Ai po mbahet në paraburgim. Një tjetër person i identifikuar si Meryem E.B. është akuzuar me përdorimin dhe prodhimin e dokumentacionit falso, ndërsa ky person është liruar nën kushte të rrepta. Sipas komunikatës, të dy të akuzuarit akuzohen se kanë ofruar dokumentacion të rremë për Khalid El Bakraoi, i cili më pas i ka përdorur ato në përgatitje të sulmeve të Parisit. Bakraoui e ka hedhur vetën në erë në një stacion metroje të Brukselit në mars të vitit 2016 si pjesë të një sulmi ku u vranë 32 persona dhe u lënduar mbi 300 të tjerë. Rreth 20 persona janë arrestuar në Belgjikë në lidhje me sulmet në Paris dhe Bruksel, të cilat autoritetet besojnë se janë kryer nga i njëjti grup i personave. Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.