Paralajmërim serioz i Kinës për SHBA-të
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41959-paralajmërim_serioz_i_kinës_për_shba_të
Qeveria kineze ka paralajmëruar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në çështjen e shumëdebatuar të Detit të Jugut mund të përshkallëzojë deri në një konfrontim ushtarak me pasoja shkatërruese.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2017 14:36 Europe/Tirane
  • Paralajmërim serioz i Kinës për SHBA-të

Qeveria kineze ka paralajmëruar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në çështjen e shumëdebatuar të Detit të Jugut mund të përshkallëzojë deri në një konfrontim ushtarak me pasoja shkatërruese.

Deklarata e zyrtarëve të Pekinit vjen vetëm pak orë pasi Sekretari i ardhshëm i Shtetit, Rex Tillerson, i cili është nominuar nga Donald Trump, u shpreh se Uashingtoni duhet t’a ndalojë Kinën të futet në ishujt që ka ngritur në mënyrë artificiale në këtë hapësirë ujore. Kjo deklaratë duket se ka irrituar Pekinin zyrtar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës , Lu Kang, i dënoi ashpër këto deklarata, duke shtuar se 'Pekini zyrtar ka të drejtë që të ushtrojë sovranitet brenda hapësirës së kufijve të tij shtetëror dhe të përballet me çdo fuqi'. Shefi i emëruar i DASH, thekson se Kina ka kryer veprime në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, siç është ndërtimi i ishujve dhe se për këtë Pekinit i duhet dhënë një sinjal për të ndaluar. Deti i Kinës Jugore është një hapësirë mjaft e rëndësishme detare pasi aty kalojnë shumica e mallrave që ankorohet në brigjet e Lindjes së Largët. Ardhja në pushtet e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump duket se po sjell re të zeza në qiellin e marrëdhënieve Uashington-Pekin.