Vriten dy ushtarë turq në përleshjet me PKK
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42052-vriten_dy_ushtarë_turq_në_përleshjet_me_pkk
Nga përleshjet e fundit mes forcave të PKK dhe ushtrisë turke në provincën Bitlis janë vrarë 2 ushtarë turq.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 14, 2017 08:54 Europe/Tirane
  • Vriten dy ushtarë turq në përleshjet me PKK

Nga përleshjet e fundit mes forcave të PKK dhe ushtrisë turke në provincën Bitlis janë vrarë 2 ushtarë turq.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta turke Daily Hurriet, sipas të cilës në këto përleshje janë plagosur edhe dy ushtarë turq dhe janë vrarë 2 anëtarë të PKK. Procesi i paqes mes Turqisë dhe grupi PKK ka nisur në dhjetor të vitit 2012 mirëpo është prishur pas shpërthimit të korrikut 2015. Pas kësaj ushtria turke dhe PKK kanë nisur konfliktet e armatosura. Deri tani 600 ushtarakë turq dhe më shumë se 7 mijë pjesëtarë të PKK janë vrarë nga konfliktet e armatosura. Siç thekson qeveria turke, për zgjidhjen e krizës së kurdëve nuk ka më rrugëzgjidhje politike, dhe PKK ka humbur shansin e saj me zhvillimet e fundit.