Anglia e shqetësuar nga zbulimi i identitetit të spiunëve të saj
Aparatet e shërbimit sekret të Anglisë janë shprehur të shqetësuar nga mundësia e zbulimit të agjentëve sekretë të Anglisë.
Këto shqetësime kanë ardhur pasi ish-agjenti i shërbimeve sekrete britanike, Christopher Steele, ka shprehur shqetësimin për mosinteresimin e FBI-së amerikane, së cilës i ranë në dorë të dhëna për dosjen e supozuar ruse për Donald Trump. Siç shkruan gazeta “The Independent” e Londrës, për muaj të tërë Byroja Federale amerikane nuk e preku atë. Christopher Steele vendosi t’ua kalonte zbulimet e tij zyrtarëve amerikanë dhe atyre britanikë të shërbimeve sekrete, pasi arriti në përfundimin se informacionet që kishte siguruar nuk duhet të ishin vetëm në duart e kundërshtarëve politikë të Trump, që kishin kërkuar shërbimet e tij. Kjo, pasi në lojë ishte edhe një çështje që prekte sigurinë kombëtare të të dyja vendeve, thuhet në shkrimin ekskluziv të “The Independent”. Burime pranë strukturave të sigurisë theksojnë për gazetën se ish-agjenti britanik filloi të frustrohej gjithnjë e më shumë me heshtjen dhe neglizhencën e FBI-së, saqë arriti në përfundimin se kishte të bënte me një mbulim dhe intrigë të fshehtë për të bllokuar hetimin ndaj Trump, duke u foksuar më shumë në hetimin e email-eve të rivales Hillary Clinton.