Sanksione të reja të qeverisë Obama kundër personave dhe institucioneve siriane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42160-sanksione_të_reja_të_qeverisë_obama_kundër_personave_dhe_institucioneve_siriane
Qeveria e Barak Obamas, presidentit të Amerikës, në ditët e fundit të mandatit të saj ka vendosur sanksioneve të reja kundër Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 15, 2017 09:39 Europe/Tirane
  • Sanksione të reja të qeverisë Obama kundër personave dhe institucioneve siriane

Qeveria e Barak Obamas, presidentit të Amerikës, në ditët e fundit të mandatit të saj ka vendosur sanksioneve të reja kundër Sirisë.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një deklarate, pretendoi se këto sanksioneve janë vendosur në reagim ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e qeverisë së Damaskut, mirëpo kjo deklaratë nuk ka vë në dukje asnjë rast të veçantë. Amerikanët këtë pretendim e paraqesin në kohën kur rezervat e armëve kimike të Sirisë gjatë viteve të kaluara nën mbikëqyrjen e inspektorëve të OKB, janë larguar nga Siria. Qeveria e Sirisë gjatë përballjes me agresionin e vazhdueshëm ushtarak të regjimit sionist ndaj këtij vendi arab dhe pas pushtimit të lartësive të Golanit, ka deklaruar se armët e saj kimike kishin vetëm rol mbrojtës përballë kërcënimeve të regjimit sionist me armë bërthamore. Sipas agjencisë Associated Press, DASH ka vendosur sanksione kundër ushtrisë siriane dhe kundër 18 funksionarëve të lartë të këtij vendi me akuzë se janë të lidhur me përdorimin e armëve kimike.