Brazil - “Luftë” mes bandave në burg, vriten 10 të burgosur
Të paktën 10 të burgosur në burgun Alcaçuz të Brazilit mbetën të vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë dhe forcave speciale të policisë ushtarake pas trazirave që shpërthyen në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Ka dyshime se shumë të tjerë mund të kenë mbetur të vdekur gjatë luftimeve mes bandave rivale në burgun e Natal, kryeqyteti i Rio Grande do Norte. Kjo është trazira e tretë më madhe në Brazil për këtë vit. Rreth 100 të burgosur vdiqën gjatë trazirave në fillim të këtij muaji në burgjet Amazonas dhe Roraima. Dhuna brenda burgut të Alcacuz filloi pasditen e të shtunës, kur anëtarët e një prej organizatave kriminale më të fuqishme të pranishme në shumicën e burgjeve braziliane (PCC) sulmuan rivalët e tyre (RN(. Trazirat nuk janë të rralla në burgjet e mbipopulluara Brazilit, të cilat janë të kontrolluara kryesisht nga bandat kriminale të fuqishme. Por shkalla e dhunës së këtij viti ka vënë presion Presidentin Michel Temer për të trajtuar problemin. Pas trazirave në burgun e Amazonas, qeveria njoftoi planet për të ndërtuar pesë ose më shumë burgje të sigurisë së lartë dhe për të krijuar njësi të reja të zbulimit në përpjekje për të frenuar pushtetin e bandave burg.