Trump: Pushtimi i Irakut dhe Afganistanit ishte gabim
Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, në një intervistë me gazetën angleze "Times", deklaroi se pushtimi i Irakut dhe Afganistanit nga Amerika ishte gabim i madh.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se duke kritikuar politikën e jashtme të Amerikës, Donald Trump, theksoi se ndërhyrja ushtarake në Irak dhe Afganistan ishte vendimi më i keq i cili është marrë në historinë e këtij vendi. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjithashtu tha se mund tu japë fund disa sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, në këmbim te një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin, për të reduktuar armët bërthamore. Ai tha se do që arsenalet bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë të “reduktohen ndjeshëm”. Trump dha detaje për synimet e tij në politikën e jashtme në një intervistë për gazetën britanike Times. Trump kritikoi Moskën për ndërhyrjen e saj ushtarake në luftën civile të Sirisë, duke e përshkruar atë si “një gjë shumë të keqe”, e cila ka çuar në “situatë të tmerrshme humanitare”. Presidenti i zgjedhur po ashtu tha se NATO-ja është “vjetruar” dhe se nuk ka bërë shumë për të luftuar terrorizmin. Megjithatë, ai shtoi se aleanca është ende “shumë e rëndësishme” për të.