Mesazhi i liderit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë nga burgu
(last modified Mon, 16 Jan 2017 07:15:02 GMT )
Janar 16, 2017 08:15 Europe/Tirane
  • Mesazhi i liderit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë nga burgu

Lideri i Lëvizjes Islamike të Nigerisë një ditë para afatit të caktuar për lirimin e tij, nga burgu ka dërguar një mesazh.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se burimet informative të Nigerisë kanë bërë të ditur se Shejkh Ibrahim Zakzaki, lideri i Lëvizjes Islamike të Nigerisë, nga burgu ka dërguar një mesazh në të cilin ka thënë se ai nuk shqetësohet se a do të lirohet ose nuk do të lirohet nga burgu, sepse Zoti i madhëruar u dërgon të mirën robërve në çfarëdo kushte që të jenë ata.

Ndërkohë Ibrahim Musa, zëdhënësi i Lëvizjes Islamike të Nigerisë, të shtunën ka paralajmëruar se autoritetet e sigurisë mund të mos përfillin vendimin e gjykatës së Nigerisë për lirimin e Shejkh Zakzakit.

Tags