Arrestohet autori i sulmit terrorist në Stamboll
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42364-arrestohet_autori_i_sulmit_terrorist_në_stamboll
I dyshuari kryesor për sulmin në Stamboll mbrëmjen e viti të ri në klubin e natës , “Reina”, ku mbetën të vrarë 39 persona, është arrestuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2017 20:05 Europe/Tirane
  • Arrestohet autori i sulmit terrorist në Stamboll

I dyshuari kryesor për sulmin në Stamboll mbrëmjen e viti të ri në klubin e natës , “Reina”, ku mbetën të vrarë 39 persona, është arrestuar.

Lajmi për arrestimin e Abdulkadir Masharipov konfirmohet nga mediat turke, të cilat raportojnë se ai është arrestuar në rajonin e Esenyurt. ISIS deklaroi se ishte organizator i sulmit, i cili sipas tyre ka ardhur si hakmarrje ndaj Turqisë e cila është përfshirë ushtarakisht në Siri kundër tyre.  Mbrëmjen e ndërrimit të viteve 39 persona u vranë dhe 70 u plagosën, ndërsa qytetarë nga Izraeli, Tunizia, Libani, Belgjika, Jordania dhe Arabia Saudite ishin mes viktimave dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Vrasësi mbërriti në klub me taksi herët atë të diel, para se të nxitonte në hyrje me një armë që kishte marrë nga bagazhin e automjetit. Autori i kësaj masakre filloi të qëllonte njerëz të rastësishëm që po festonin natën e Vitit të Ri.