Fushata kundër regjistrimit të identitetit të myslimanëve në Amerikë
Në Amerikë ka nisur një fushatë kundër propozimit që ka dhënë Donald Trump për regjistrimin e identitetit dhe të dhënave personale të të gjithë myslimanëve në Amerikë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IQNA të lajmeve, disa përfaqësues të politikës dhe fesë në Amerikë të mbledhur në qytetin Klioland të Ohaios kanë nisur një fushatë kundër propozimit që presidenti i zgjedhur Amerika ka dhënë për regjistrimin e të dhënave të myslimanëve. Trump në fushatën e tij elektorale ka premtuar se do të marrë masa për regjistrimin e të dhënave personale të myslimanëve në Amerikë. Sipas shumë ekspertëve dhe analistëve, një regjistrim i tillë bëhet për të krijuar tmerr dhe panik tek myslimanët që jetojnë në Amerikë.