Rusia u drejtohet organizatave humanitare me një kërkesë
Ministria e mbrojtjes e Rusisë u ka kërkuar organizatave humanitare ndërkombëtare që të dërgojnë ndihma humanitare dhe mjekësore për banorët e 73 qytezave në Siri.
Igor Konashekov zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë u ka kërkuar organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë me medikamente dhe pajisje mjekësore banorët e 73 qytezave në Siri dhe ka shprehur gatishmërinë e ministrisë ruse të mbrojtjes që të krijojë lehtësira në dërgimin e këtyre ndihmave. Ai shprehu kënaqësinë nga gatishmëria e shprehur nga drejtori i OBU, OBSH, UNICEF, e zv/sekretarit të OKB për çështjet humanitare dhe komisarit të lartë të OKB për çështjet e refugjatëve për të dërguar ndihma në Siri. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 dhe që nga ajo kohë e deri tani me qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe me miliona të tjerë janë shpërngulur.