OKB paralajmëron mbi planet e regjimit të Izraelit në rajonin BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42550-okb_paralajmëron_mbi_planet_e_regjimit_të_izraelit_në_rajonin_bplj
OKB ka paralajmëruar mbi përpjekjet e regjimit sionist për të bashkuar rajonin BPLJ me territoret e pushtuara palestineze dhe ka rikujtuar se të tilla veprime vënë në rrezik procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 18, 2017 10:29 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron mbi planet e regjimit të Izraelit në rajonin BPLJ

OKB ka paralajmëruar mbi përpjekjet e regjimit sionist për të bashkuar rajonin BPLJ me territoret e pushtuara palestineze dhe ka rikujtuar se të tilla veprime vënë në rrezik procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Sipas OKB përpjekjet e regjimit sionist për bashkimin e rajonit BPLJ me territoret e pushtuara palestinez, do të prishë negociatat e ardhshme për kompromis. Nikolai Mlladinov përfaqësues i OKB për çështjet e Lindjes së Mesme në një fjalim të mbajtur në KS të OKB, që është takimi i parë pas miratimit të rezolutës anti-sioniste, ka dhënë paralajmërimet e tij mbi ambiciet e regjimit sionist. Mlladinov paralajmëroi se disa ministra të kabinetit qeveritar të regjimit sionist theksojnë aneksimin e zonës C që kap 60% territorit të rajonit BPLJ. Vlen të theksohet se KS i OKB më herët ka miratuar një rezolutë që ndalon regjimin sionist të ndërtojë koloni në territoret palestineze.