Sulmuesi i Stambollit pranon se kishte marrë urdhra nga ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42574-sulmuesi_i_stambollit_pranon_se_kishte_marrë_urdhra_nga_isis
Sulmuesi nga Uzbekistani, i cili natën e Vitit të Ri dyshohet se vrau 39 persona në një klub nate në Stamboll, ka pohuar se urdhrat i kishte marrë nga qyteti Raka, një bastion i të ashtuquajturit ISIS, njoftuan sot mediat turke.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2017 16:56 Europe/Tirane
  • Sulmuesi i Stambollit pranon se kishte marrë urdhra nga ISIS

Sulmuesi nga Uzbekistani, i cili natën e Vitit të Ri dyshohet se vrau 39 persona në një klub nate në Stamboll, ka pohuar se urdhrat i kishte marrë nga qyteti Raka, një bastion i të ashtuquajturit ISIS, njoftuan sot mediat turke.

Një ditë pas arrestimit, guvernatori i Stambollit Vasip Shahin ka deklaruar se personi që autoritetet turke e kanë arrestuar për shkak se dyshohet se ka vrarë 39 njerëz Natën e Vitit të Ri, ka pranuar fajësinë për sulmin. “Terroristi e ka pranuar krimin”, ka deklaruar Shahin para gazetarëve, duke e identifikuar sulmuesin si Abdulgadir Masharipo i lindur në Uzbekistan në vitin 1983.