Rusia e gatshme për reduktimin e armëve bërthamore
Janar 19, 2017 18:10 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se Rusia është e gatshme të shqyrtojë reduktimin e armëve bërthamore.
Dmitry Peskov, hodhi poshtë deklaratën e presidentit amerikan Barak Obama dhe shtoi se Moska gjithmonë ka qenë e gatshme për bisedime mbi reduktimin e armëve atomike. “Rusia gjithmonë është shprehur e gatshme për një proces adekuat e të drejtë të çarmatimit bërthamor”-deklaroi Peskov. Presidenti i SHBA, Barak Obama, në fjalimin e tij të fundit, akuzoi Rusinë se nuk ka pranuar të vazhdojë bisedimet me SHBA-të për reduktimin e arsenaleve bërthamore të dy vendeve.
Tags