Protesta kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42775-protesta_kundër_trump
Përveç ceremonive, inaugurimi i Donald Trump po pritet me protesta dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende të tjera të botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2017 11:46 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Trump

Përveç ceremonive, inaugurimi i Donald Trump po pritet me protesta dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende të tjera të botës.

Mijëra njerëz u mblodhën në Trump Tauer për të kundërshtuar presidencën e republikanit, mes tyre edhe personazhe të njohur të kinematografisë hollivudiane, si Michael Moore, Robert De Niro dhe  Alec Baldëin. Në qendër të kundërshtisë së protestuesve qëndrojnë deklaratat e bëra nga miliarderi gjatë fushatës si ato për emigrantët, gratë, murin me Meksikën dhe programin shëndetësor të njohur si Oabamcare. Kundër Trump, ka protestuar edhe Londra. Një baner i madh ku shkruhej: “Ndërto ura dhe jo mure”, ishte vendosur në Toëer Bridge të Londrës të premten, me qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj President të zgjedhur Donald Trump.