Të burgosurit e transferuar nga Guantanamo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42778-të_burgosurit_e_transferuar_nga_guantanamo
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se një shtetas i mbetur i Rusisë, që mbahej në burgun ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, është liruar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2017 11:47 Europe/Tirane
  • Të burgosurit e transferuar nga Guantanamo

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se një shtetas i mbetur i Rusisë, që mbahej në burgun ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, është liruar.

Departamenti amerikan i mbrojtjes ka njoftuar mbrëmë se i burgosuri, ish-baletani i Armatës së Kuqe, Ravil Mingazov, është transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me dy të burgosur të tjerë të Guantanamos. Në këtë burg ushtarak amerikan, që gjendet në Kubë, janë mbajtur gjithsej nëntë shtetas të Rusisë. Mingazov, 49 vjeçar, ishte zënë në Pakistan dhe i ka kaluar 14 vjet në burg. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kishin akuzuar atë se kishte luftuar për talibanët kundër NATO-s në Afganistan.