Uashingtoni e pret Trump-in me sloganin “Turp të kesh fashist”
Në zona të ndryshme të Uashingtonit janë zhvilluar protesta masive njëkohësisht me ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump.
Qindra banorë të Uashingtonit si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut u tubuan në pjesën perëndimore të kryeqytetit amerikan duke protestuar ndaj zgjedhjes së Donald Trump në postin e presidentit. Sloganet kryesore të protestuesve ishin: ”Turp të kesh fashist” dhe “Nazist kthehu nga ke ardhur.” Në qendër të kundërshtisë së protestuesve qëndrojnë deklaratat e bëra nga miliarderi gjatë fushatës si ato për emigrantët, gratë, murin me Meksikën dhe programin shëndetësor të njohur si Obamcare. Kundër Trump, ka protestuar edhe Londra. Një baner i madh ku shkruhej: “Ndërto ura dhe jo mure”, ishte vendosur në Tower Bridge të Londrës të premten, me qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj President të 45-të të SHBA Donald Trump. Protesta në Londër u organizua nga grupi me të njëjtin emër, “Ura jo Mure”, marre shkas nga deklarata e Trump për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën. Në protestën para parlamentit britanik, demonstruesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej emigrantët janë të mirëpritur këtu dhe emigracioni është më i vjetër se vetë gjuha. Rreth 200 aktivistë marshuan në drejtim të ambasadës amerikane në Manila të Filipineve duke djegur flamuj amerikan me imazhin e presidentit Donald Trump.