Marrëveshje ushtarake Rusi-Siri
Janar 20, 2017 13:56 Europe/Tirane
Rusia dhe Siria kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e bazës ushtarake detare Tartus në brigjet mesdhetare të Sirisë.
Siç njofton agjencia e lajmeve Farsnews, Rusia dhe Siria kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjerimin e portit Tartus me qëllim ankorimin e 11 luftanijeve ruse në këtë bazë ushtarake. Sipas kësaj marrëveshje që do të zgjasë 49 vjet, Rusia do të ketë të drejtën të garantojë nga ajri, toka dhe deti sigurinë e bazës ushtarake detare Tartus dhe të dislokojë forca dhe armatime të reja në këtë bazë.
Tags