Marrëveshje ushtarake Rusi-Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42805-marrëveshje_ushtarake_rusi_siri
Rusia dhe Siria kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e bazës ushtarake detare Tartus në brigjet mesdhetare të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 20, 2017 13:56 Europe/Tirane
  • Marrëveshje ushtarake Rusi-Siri

Rusia dhe Siria kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e bazës ushtarake detare Tartus në brigjet mesdhetare të Sirisë.

Siç njofton agjencia e lajmeve Farsnews, Rusia dhe Siria kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjerimin e portit Tartus me qëllim ankorimin e 11 luftanijeve ruse në këtë bazë ushtarake. Sipas kësaj marrëveshje që do të zgjasë 49 vjet, Rusia do të ketë të drejtën të garantojë nga ajri, toka dhe deti sigurinë e bazës ushtarake detare Tartus dhe të dislokojë forca dhe armatime të reja në këtë bazë.