Protesta kundër Trumpit në Kanada: SHBA paralajmëron qytetarët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42832-protesta_kundër_trumpit_në_kanada_shba_paralajmëron_qytetarët
Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Montreal ka dërguar një mesazh për qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm në protestën që po planifikohet në këtë qytet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 20, 2017 15:54 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Trumpit në Kanada: SHBA paralajmëron qytetarët

Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Montreal ka dërguar një mesazh për qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm në protestën që po planifikohet në këtë qytet.

“Edhe protestat që planifikohen të jenë paqësore mund të eskalojnë dhe të kthehen në dhunë. Ju duhet t’i evitoni zonat e protestimit dhe të keni kujdes në tubimet e mëdha apo në protesta”, ka shkruar konsullata amerikane. Në Kanada, protestat kundër presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili sapo ka bërë betimin, janë planifikuar mbarë vendin gjatë se premtes dhe të shtunës.