Uashington: Protestuesit kundër Trump përleshen me policinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42844-uashington_protestuesit_kundër_trump_përleshen_me_policinë
Ndërkohë që Donald Trump u betua në ceremoninë e inaugurimit, mijëra protestues në Uashington DC kanë protestuar, teksa u regjistruan edhe episode dhune.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 20, 2017 17:49 Europe/Tirane
  • Uashington: Protestuesit kundër Trump përleshen me policinë

Ndërkohë që Donald Trump u betua në ceremoninë e inaugurimit, mijëra protestues në Uashington DC kanë protestuar, teksa u regjistruan edhe episode dhune.

Demonstruesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë si dhe janë përplasur me policët. Gjithashtu ata shkatërruan objekte të ndryshme përfshirë prona private dhe publike. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e forcave policore të cilët kanë ndërhyrë duke përdorur dhunën kundër protestuesve. Në komunikatën zyrtare të policisë amerikane, u bë e ditur se më problematik ka qenë një grupim i përbërë nga 500 persona me pikëpamje anarkiste. Forcat e sigurisë kanë arrestuar mbi 90 protestues. Për t’u theksuar është fakti se në Uashington kishte në total 23 grupe të cilat kishin kërkuar leje për të zhvilluar protesta. Ndërsa disa grupime vendosën që të protestonin me anë të forcës, grupime të tjera kanë nisur të tymosin marijuanë për të shprehur mospajtimin e tyre me liderin e Shtëpisë së Bardhë. Protestat gjatë ceremonisë inauguruese të Trump ishin paralajmëruar edhe më herët. Përveçse në Uashington, protesta ka patur edhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara. Deri tani nuk është raportuar për të plagosur apo të lënduar, por bëhet fjalë për dëme të konsiderueshme në objekte të ndryshme përfshirë prona publike dhe private.