Nga vala e arrestimeve e deri tek tensionet në parlamentin turk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42862-nga_vala_e_arrestimeve_e_deri_tek_tensionet_në_parlamentin_turk
Ditën e premte, policia turke në provincën Bateman ka arrestuar znj. Aisha Akar Basharan deputete dhe zv/kryetare e parlamenti të Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2017 03:05 Europe/Tirane
  • Nga vala e arrestimeve e deri tek tensionet në parlamentin turk

Ditën e premte, policia turke në provincën Bateman ka arrestuar znj. Aisha Akar Basharan deputete dhe zv/kryetare e parlamenti të Turqisë.

Me këtë veprim të policisë, në Turqi është arrestuar një prej zëvendësve të kryesisë së ligjvënësit. Zv/kryetarja e parlamentit të Turqisë akuzohet për mbështetjen e grupit PKK. Arrestimi i nënkryetares është i lidhur edhe me tensionet e fundit në parlamentin turk ku u shqyrtuan ndryshimet kushtetuese. Mirëpo vala e arrestimeve në Turqi nuk ka përfunduar me arrestimin e nënkryetares pasi policisë i është dhënë urdhri për arrestimin e 37 profesorëve të universitetit politeknik të Stamboll ndërkohë që më herët janë arrestuar 243 ushtarakë të cilët akuzohen për lidhje me lëvizjen e Fetaullah Gylen. Konfliktet fizike mes ligjvënësve në parlamentin turk nuk përbëjnë më një risi, por këtë herë protagonistë të sherrit kanë qenë dy deputete femra. Debati sërish nisi nga ndryshimet e propozuara kushtetuese që synojnë zgjerimin e pushtetit të presidentit Rexhep Taip Erdogan. Në raundin e dytë të votimit, Parlamenti ratifikoi 7 nga 18 nene, duke i hapur kështu rrugën aprovimit të plotë të paketës deri mbrëmjen e së premtes. Paketa e reformës kushtetuese shfuqizon rolin e kryeministrin duke i dhënë presidentit autoritetin të kundërshtojë një ligj, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpërndajë Parlamentin e të caktojnë ministra të kabinetit, zyrtarë publikë dhe gjysmën e gjykatësve të lartë.  Ajo njihet ndryshe si “projektligji i pushtetit”. E njëjta paketë do t’i krijojë gjithashtu mundësinë Erdoganit që ka shërbyer dhe si shef ekzekutivi nga 2002-shi deri në 2014-tën, që ta zgjasë mandatin e tij presidencial më e pakta deri në vitin 2029. Parlamenti turk ka miratuar ndryshimet kushtetuese që zgjerojnë kompetencat e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, çka pritet t’i hapë rrugë një referendumi historik në vend që pritet të zhvillohet në pranverë. Parlamenti ka miratuar të sot (19 janar), ndryshimet në 7 nene të Kushtetutës, ndërsa pjesa tjetër e neneve të mbetura pritet të miratohen të premten. Gjatë seancës parlamentare, Aylin Nazliaka, një ligjvënëse e pavarur, i ka vënë prangat vetes në foltoren e Parlamentit duke u lidhur në tribunë me mikrofonin e palëvizshëm në shenjë proteste kundër reformave të ndërmarra që e çojnë vendin në republikë presidenciale. Veprimi ka detyruar drejtuesin e Parlamentit që të ndërpresë seancën për më shumë se një orë. Kërkoj fjalën prej një viti e gjysmë dhe nuk ma keni dhënë. Tani nuk po protestoj për të marrë fjalën, por kundër kësaj pakete kushtetuese anti-demokratike. Nuk e pranoj propozimin tuaj, tha deputetja duke iu përgjigjur një kolegut të saj të partisë në pushtet, i cili i tha se mund të merrte fjalën.