Trump e ruan sekret letrën "e bukur" të Obamës
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka marrë një letër "të bukur" nga ish-presidenti Barak Obama, të cilët ai do ta mbajë sekret.
Duke ju drejtuar anëtarëve të lartë të stafit të tij të dielën, Trump ka thënë: "Kur unë shkova në Zyrën Ovale, gjeta këtë letër të bukur të presidentit Obama". "Ajo ishte me të vërtetë shumë e mirë dhe ne do të vazhdojmë atë që thuhej në këtë letër, ndërsa unë nuk do të flas për të para mediave". Një letër të ngjashme Obama e kishte marrë nga ish presidenti Xhorxh Bush, ku i kujtoheshin atij "momente përpjekjeje", kur "kritikët do të bëjnë bujë" dhe "miqtë do t'ju bëjnë të zhgënjeheni". "Por ju do të keni Zotin e Plotfuqishëm që do t'ju ngushëllojë juve, një familje që ju do juve dhe një vend që është tërheqës për ju, përfshirë edhe mua", kishte shkruar Bush. "Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh, ju do të jeni të frymëzuar nga karakteri dhe dhembshuria e njerëzve që tani drejtoni". Edhe ishte presidenti Clinton përmes një letre, i kishte dëshiruar Bush-it sukses dhe shumë lumturi, duke thënë se ngarkesat që do t'i merrni në supet tuaja do të jenë të mëdha, por shpesh të ekzagjeruara. Trump u betua gjatë një ceremonie inaugurimi të premten duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA. Mandati i tiij filloi me protesta masive, ku përveç se në SHBA, protesta kundër politikave të tij janë zhvilluar në shumë vende të botës.