Tërmeti në Itali, 10 miliardë euro dëme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43169-tërmeti_në_itali_10_miliardë_euro_dëme
Të dhënat e para të dëmeve pas lëkundjeve sizmike të së mërkurës së shkuar në Itali, tregojnë se do të nevojiten të paktën 10 miliardë euro për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga tërmeti dhe më pas për rikonstruksionin e objekteve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2017 19:43 Europe/Tirane
  • Tërmeti në Itali, 10 miliardë euro dëme

Të dhënat e para të dëmeve pas lëkundjeve sizmike të së mërkurës së shkuar në Itali, tregojnë se do të nevojiten të paktën 10 miliardë euro për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga tërmeti dhe më pas për rikonstruksionin e objekteve.

40% e ndërtesave, të shkollave dhe banesave kanë dalë jashtë funksionit. Mbi 13 mijë e 500 persona kanë mbetur pa strehë në 4 rajone. Qeveria ka menduar mbështetje financiare edhe për familjet që do të strehohen në hotele si dhe për ato që do të qëndrojnë në vendbanimet e tyre por që u janë shkatërruar banesat nga tërmeti.