Anglia ka program të fshehtë bërthamor!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43171-anglia_ka_program_të_fshehtë_bërthamor!
Dështimi i Qeverisë së Anglisë në testimin e një rakete bërthamore dhe përpjekjet për fshehjen e këtij testimi, janë bërë shkak që ministri i mbrojtjes së këtij vendi të shkojë në Parlament për të dhënë shpjegime.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 24, 2017 06:42 Europe/Tirane
  • Anglia ka program të fshehtë bërthamor!

Dështimi i Qeverisë së Anglisë në testimin e një rakete bërthamore dhe përpjekjet për fshehjen e këtij testimi, janë bërë shkak që ministri i mbrojtjes së këtij vendi të shkojë në Parlament për të dhënë shpjegime.

Polemika filloi në kohën kur gazeta angleze "Sanday Times" zbuloi se hedhja testuese e një rakete balistike "Trident" nga nëndetësja e ushtrisë së Anglisë në qershor të vitit të kaluar në afërsi të brigjeve të Floridas në Amerikë, ka qenë e pasuksesshme dhe Qeveria e Londrës është munduar ta fshehë këtë dështim. Sipas këtij burimi, hedhja e kësaj raketa është bërë vetëm pak para ardhjes së Theresa May në krye të Qeverisë së Anglisë. Mirëpo ajo pas marrjes së postit të kreut të Qeverisë së Anglisë dhe në kohën kur inkurajonte deputetët e Parlamentit të Anglisë për të ndarë një buxhet 40 miliardë paund për të çuar përpara programin e modernizimit të sistemit të mbrojtjes bërthamore të këtij vendi i quajtur "Trident", nuk ka treguar fare dështimin e testimit të kësaj rakete. Përveç kësaj, kryeministrja e Anglisë të dielën në një intervistë me kanalin televiziv BBC, katër herë i është shmangur përgjigjes së kësaj pyetje se a ishte ajo në dijeni për testimin e kësaj rakete. Tani zyra e kryeministres së Anglisë është akuzuar se ka fshehur dështimin e testimit të kësaj rakete dhe Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së këtij vendi duhet të japë shpjegime në Parlamentin e Anglisë për faktin se Qeveria e këtij vendi ka fshehur dështimin e testimit të raketave "Trident". Kjo çështje ka rëndësi nga ky aspekt se projekti "Trident" u ka imponuar taksapaguesve anglezë të paguajnë një çmim shumë të lartë. Raketat "Trtident" në 100 vitet e fundit janë hedhur vetëm pesë herë nga nëndetëset e Anglisë, për arsye se çdo testim i këtyre raketave kanë një koste 17 milionë paund. Në reagim ndaj kësaj çështje, Partia Laburiste e cila është partia kryesore opozitare e Qeverisë së Theresa May, ka kërkuar kryerjen e hetimeve gjithëpërfshirëse dhe serioze në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, Qeveria e Rusisë ka kritikuar ashpër Anglinë për fshehjen e testimit të pasuksesshëm të një rakete ndërkontinentale "Trident". Dimitri Rogozin, zv/kryeministri i Rusisë, ka deklaruar se veprimi i Qeverisë së Anglisë në lidhje me testimin e armëve të këtij vendi është papranueshëm dhe i rrezikshëm. Sipas disa burimeve informative, raketa në fjalë pasi ka dalë nga uji, ka patur probleme për gjetjen e objektivit dhe ka shkuar në një drejtim të gabuar duke goditur territorin e Amerikës dhe kjo çështje katastrofale ka ngjallur shqetësimet e Rusisë si një fuqi bërthamore në botë.